Në Shkup sot u marshua për të kërkuar drejtësi për Faton Lurin.
Protestuesit marshuan duke u nisur nga Parku i Çairit, teksa mbanin pankarta dhe brohoritnin parulla me thirrje për drejtësi të plotë të rastit pasi konsiderojnë se dënimi me 11 vite burg është jashtëzakonisht i lartë.
Gjykata Themelore Penale – Shkup dënoi pak ditë më parë Faton Lurin me 11 vjet burg, pasi u shpall fajtor për aksidentin tragjik në të cilin ai me motoçikletë përplasi 68-vjeçarin Jugosllav Nikollovski në një shteg për këmbësorë në Shkup.
Sipas autoriteteve, ditën e aksidentit, 25-vjeçari Faton Luri, duke drejtuar një motor Kawasaki pa patentë shoferi dhe pa helmetë, në shtegun për këmbësorë në bregun e Vardarit, ku edhe ndodhi aksidenti dhe sipas hetimit, pas aksidentit ai ishte në arrati për dy ditë.