KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit.

Sipas njoftimit, punimet do të realizohen nga ora 09:00 deri në 17:00 dhe për shkak të natyrës teknike dhe rrezikshmërisë së lartë, do të ketë kufizime në qarkullim.

“Ndalohet plotësisht qarkullimi për kamionë dhe makineri të rënda, ndërsa qarkullimi i automjeteve të lehta do të zhvillohet vetëm në mënyrë të organizuar dhe të kontrolluar”, thuhet në njoftim.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet në terren dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

Nga Komuna e Dragashit theksohet se këto ndërhyrje përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të rrjetit elektrik dhe rritjes së sigurisë për banorët e zonës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.