KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ademi: Ministrisë së Drejtësisë ju dha mesazhi

Ademi: Ministrisë së Drejtësisë ju dha mesazhi

“Mesazhi u dha”, kështu tha në “Click Plus” Mevlan Ademi për protestën që studentët shqiptarë organizuan para Ministrisë së Drejtësisë që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Ademi falënderoi të gjithë studentët për përkrahjen, që siç tha, numri ishte shumë i lartë duke bërë të ditur se në peticion ishin rreth 400 nënshkrime nga studentë të juridikut.

Ai tha se nuk priste kaq shumë përkrahje pasi dita e protestës ishte ditë pune, ndërkohë që falënderoi edhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, që siç theksoi, mbyllën dyqane e dolën nga puna në përkrahje të studentëve.

“Shumë njerëz sot kanë mbyllur dyqanet, shitoret e tyre, kanë dalë prej punë, kanë marrë ditë të lirë për t’iu bashkangjitur protestës duke parë që kauza është e sinqertë dhe se studentët kanë të drejtë”, tha Ademi.

Profesori Bashkim Selmani ndërkohë që përgëzoi studentët për organizimin.

“Jam i kënaqur me reagimin dhe reflektimin e juristëve të rinj dhe i përgëzoi ato”, tha Selmani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.