KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Begaj sot viziton Komunën e Çairit dhe Çarshinë e Vjetër

Begaj sot viziton Komunën e Çairit dhe Çarshinë e Vjetër

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Begaj do të takohet sot me Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhitin, dhe do të pritet nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të udhëheqjes shtetërore.

Komuna e Çairit njoftoi se kryetari Mexhiti, në frymën e promovimit të bashkëpunimit institucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, sot do të presë Presidentin shqiptar Begaj, i cili do të jetë në një vizitë zyrtare në vendin tonë, me një pritje ceremoniale në Komunë.

Pas takimit, së bashku me delegacionin shoqërues, ata do të drejtohen për në Xhaminë Mustafa Pashë dhe do të vizitojnë Çarshinë e Vjetër, ku do të vendosin lule në monumentin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu, pasuar nga interpretimi i himnit kombëtar dhe një program kulturor dhe artistik nga Ansambli Shtetëror./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.