Poezi nga: Dorothea Mackellar
Përktheu: Maksim Rakipaj
Kjo jetë që tonën dimë
As fuqi as liri s’ka;
Flakë e erës së vdekjes,
E bën të dridhet paprà.
Por mund të bëjmë diçka,
Të ndezim flakëzën tonë nga pak
Para se erë e acartë,
Të na e shuajë natën.
T’i japim flakës ngrohtësinë,
Të rrekemi, të mos lotojmë
Ta gjejmë ku kemi fuqinë
Që dhe flaka tjetër të jetojë.
