KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rritet kostoja e ndërtimit në vend

Rritet kostoja e ndërtimit në vend

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,9 për qind në tre mujorin e dytë për vitin 2026, krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) krahasuar tre mujorin e dytë 2026 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2025), indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4,4 për qind.

Sipas një njoftimi për media thuhet se tremujori i dytë 2026 – Tremujori i parë 2026, 0,9 për qind.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.9 për qind në tremujorin e parë (TM1) 026 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2025.

Rritje kishte energjia (2.3 për qind), pagat (2.0 për qind) ,materiale(1.5 për qind) transporti (1.5 për qind),dhe kostot tjera (0.9 për qind) ndërsa Zbritje kishte te makineritë (-0.6 për qind).

Tutje thuhet se në tremujorin e dytë 2026 – tremujori dytë 2025, 4,4 për qind.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje 4.4 për qind në tremujorin e parë (TM1) 2026 krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2025.

Rritje më të madhe kishte transporti (11.2 për qind),pagat (8.6 për qind),kostot tjera (5.6%) materialet,(4.4 për qind),energjia (2.3 për qind) ndërsa

Zbritje kishte te makineritë (-0.9 për qind). /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.