Sot banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania morën trëndafila për Shën Valentin, por surpriza më e veçantë ishte marrja e letrave personale nga partnerët e tyre.
Në një video të postuar në Instagram shihet Rogerti duke pranuar letrën, por që nuk mund të fillojë ta lexojë me zë.
Kur një banor i thotë: “Lexoje,” ai përgjigjet: “S’mundem o vëlla”.
BBVA/Instagram
Letra më pas lexohet nga një banor tjetër: “Dashuria ime, mos u shqetëso për zërat, unë nuk largohem kaq lehtë. Antagonisti im i preferuar, zemra ime rreh vetëm për ty, të dua!”
Rogerti nuk mundi t’i kontrollonte emocionet dhe shpërtheu në lot, duke thënë: “Më mungon o dreqe.”
Banorët e tjerë e përqafuan për t’i dhënë mbështetje. /Telegrafi/