Juliana Nura ka bërë deklarata të forta dhe të papritura ndaj aktorit shqiptar, Vedat Bajrami, gjatë pjesëmarrjes së saj në “Shok Podcast” me ish-kolegun e saj nga Big Brother VIP Kosova 1, Fisnik Juniku.
Ajo dhe Vedati ishin kundërshtarë të fortë në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova 1, teksa është pyetur nëse ka ndonjë shans që ndonjëherë ajo dhe ish-aktori i “Stupcave” të ulen për kafe dhe t’ia zgjasin dorën njëri-tjetrit, ajo e përjashtoi si mundësi.
Në intervistë, Nura tha se nuk ka ndër mend të takohet ose të pijë kafe me Bajramin për të sqaruar marrëdhënien e tyre, përveç rastit kur ai kërkon publikisht falje. “Unë sqarohem me të dhe pi kafe vetëm kur ai i bie pishman për atë që ka thënë dhe kërkon publikisht falje, sepse është baba i dy vajzave vet”.
Ajo shtoi: “Edhe tani, për atë që kam dëgjuar për të, që jeton jashtë, kam edhe fakte. Unë s’kam nevojë as të ulem me të. Një njeri aq i ulët, që i ka letrat me një rumune në Itali, që e rrah gruan e vet. Këto nuk janë aludime por janë të vërteta, që i kam parë me letra”.
Juliana nuk kurseu as akuza serioze për sjelljet e Bajramit: “Një njeri që përdor gjëra narkotike, një njeri që vjedh dhe i ka lënë shokët e ekipës së tij pa para, ua ka vjedhur paratë, për mua ai nuk është njeri”.
Ajo nënvizoi gjithashtu sigurinë e saj mbi informacionet që kishte: “Të vërteta sepse i kam parë me fakte, sepse po të mos ishin faktet, nuk do të flisja publikisht, sepse duhet të jesh i kujdesshëm kur flet publikisht sepse mund të të vijë padia, e kur të vjen padia, ja vendos letrat: ‘ja ku i ke me fakte’”.
Deklaratat e Julianës kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur një debat të ri mbi raportin e saj me Vedat Bajramin dhe tensionet e vërejtura gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Kosova 1. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be