KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Policia publikon pamje nga sekuestrimi i dy automjeteve në Tiranë në vlerë 120 mijë euro, u vodhën në Gjemani e Zvicër

Policia publikon pamje nga sekuestrimi i dy automjeteve në Tiranë në vlerë 120 mijë euro, u vodhën në Gjemani e Zvicër

Policia e Shtetit ka sekuestruar në Tiranë dy automjete, “Audi SQ8” dhe “BMW” në vlerë 120 mijë euro, që dyshohet se u vodhën jashtë shtetit.

Policia njofton se lidhur me këtë janë identifikuar dhe proceduar penalisht dy shtetas.

“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit ‘Stolen line’, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën dy raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

-u sekuestrua 1 automjet tip ‘Audi SQ8’, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen;

-u sekuestrua 1 automjet tip ‘BMW’, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se operacioni “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.