Numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta ka nisur të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Kjo fazë është pjesë e përpunimit të fundit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të KQZ-së, deri në momentin e përditësimit janë numëruar 18 nga 57 vendvotime, apo 31.58% e totalit të votave me kusht.
Deri tani Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson bindshëm me 49.81% (1,313 vota). Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.45% (539 vota).
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.65% (307 vota) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 8.95% (236 vota)
Sipas KQZ-së, në total janë rreth 9,900 votues të regjistruar për votim me kusht nga 57 vendvotime në 38 komuna, si dhe 2,860 votues të regjistruar për votim për persona me nevoja të veçanta, të cilat janë sjellë për verifikim dhe do të numërohen gjatë këtij procesi. /Telegrafi/