Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në Ferizaj.
Viktima, shtetasi me inicialet R.K., rreth 44 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi, konkretisht nga kati i parë i një ndërtese ku ishte duke punuar.
Zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi për Telegrafin, se viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Sot, më 03.04.2026, policia ka pranuar informatë shtesë se i lënduari R.K. ka ndërruar jetë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës si pasojë e lëndimeve të marra. Është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes”, ka deklaruar Veseli.
Rasti është cilësuar si “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë./Telegrafi/