Sulmuesi Valmir Matoshi po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Zvicrës.
Matoshi realizoi dy gola brenda vetëm një minute ndaj Lausanne-Sport.
Fillimisht, përfitoi nga asistimi i Burki dhe me një goditje të fuqishme shënoi për ta zhbllokuar epërsinë (20’).
Kurse, në aksionin tjetër u gjend i harruar te zona kundërshtare dhe nuk dëshpëroi përballë portierit mysafir (21’).
Matoshi kësisoj shkon në kuotën e katër golave në elitën e futbollit zviceran, ndërsa ka të kontribuar edhe një asistim në proces./Telegrafi