KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Amir Rrahmani ka qenë mungesa kryesore e Kosovës në ndeshjen ndaj Sllovakisë, por edhe për finalen e Play-Off-it kundër Turqisë.

Megjithatë, mbrojtësi i Napolit ka marrë leje nga klubi i tij dhe pritet të udhëtojë drejt Prishtinës për t’u qëndruar pranë shokëve të ekipit kombëtar.

Sipas raportimeve të TuttoNapoli, Rrahmani, i cili është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor, do t’u bashkohet bashkëlojtarëve të tij të martën për t’i mbështetur nga stadiumi.

Rrahmani, kapiten i Kosovës, po kalon fazat përfundimtare të rehabilitimit pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Romës. Ai pritet të kthehet në fushë në mes të prillit, duke ofruar një lajm pozitiv për trajnerin Antonio Conte, i cili do të mund të mbështetet te qendërmbrojtësi kosovar gjatë javëve vendimtare të garës për Serie A.

Prania e Rrahmanit në Prishtinë pritet të jetë një motivim i madh për ekipin kombëtar të Kosovës, duke ofruar mbështetje morale në prag të finales vendimtare ndaj Turqisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.