Një vajzë 12-vjeçare adoptoi një papagaj të lënduar dhe gjeti një mënyrë të veçantë që t’ia zëvendësojë ndjesinë e fluturimit – edhe pse ai nuk mund të fluturojë realisht.
Në një video prekëse që është bërë virale dhe ka mbi gjashtë milionë shikime, vajza, Kambre, shfaqet duke vrapuar me papagallin në duar.
Skuter, i cili nuk mund të fluturojë, lëkund krahët me gëzim ndërsa Kambre vrapon, dhe kjo pamje ka prekur zemrat e njerëzve në mbarë botën.
Videoja u postua në TikTok nga nëna e vajzës, Alex, e cila shkroi një mesazh të fuqishëm bashkë me të
“je i paaftë dhe nuk mund të fluturosh, por një vajzë ka misionin të të japë një jetë sa më të mirë”.
Alex sqaroi se familja gjeti papagallin Skuter përmes një shpalljeje në Facebook ndërsa po kërkonin një kafaz për zogun. Që në takimin e parë, Kambre dhe Skuter u bënë shokë të pandarë. /Telegrafi/