KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E nisi karrierën me pingpong, por tradita familjare e ktheu në futboll – Suad Keqi tregon fillimet e para me sportin

E nisi karrierën me pingpong, por tradita familjare e ktheu në futboll – Suad Keqi tregon fillimet e para me sportin

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur kosovar Suad Keqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Keqi e nisi rrëfimin e tij duke treguar se si ishin fillimet e tij të para me sportin dhe si nisi gjithçka për të.

“Tash e 13 vite unë e kam lënë futbollin domethënë në moshën 43-vjeçare futbollit i kam dhënë fund, me futsall, ndërsa me futboll të madh në moshën 39-vjeçare”.

“Sa për fillim, për informim të të gjithë shikuesve tek ne në familjen Keqi është si traditë futbolli, pasi edhe axhallarët kanë qenë pastaj edhe babai, e më vonë ndërkohë ka arritur edhe Sunaji, vëllau i madh”.

“Pastaj jemi edhe ne dy të tjerët, unë dhe Sedati. Futbollin e kam filluar qysh në moshën 15-vjeçare, mirëpo para futbollit unë kam luajtur pingpong për shtatë vite dhe kam arritur të jem edhe kampion i Kosovës në konkurrencën e pionerëve”, ka rrëfyer Keqi mes tjerash.

Episodin e plotë me Suad Keqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.