Komisioni Evropian konfirmoi sot se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës.
Këtë e bëri të ditur se Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian gjatë një debati për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian.
“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së…”, tha Jiri Plecity.
Deklaratën e plotë ku Plecity flet për heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës mund ta shikoni në videon e mëposhtme.
Ndryshe, në Plecity foli edhe për aplikimin e Kosovës në BE si dhe procesin integrues dhe çështje tjera. /Telegrafi/