KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Shëndeti i grave – gjinekologia Flora Belegu-Spahija flet për Pap testin, shtatzëninë dhe kontrollet që nuk duhen neglizhuar

Shëndeti i grave – gjinekologia Flora Belegu-Spahija flet për Pap testin, shtatzëninë dhe kontrollet që nuk duhen neglizhuar

Në episodin e 66-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, gjinekologia me mbi katër dekada përvojë, Flora Belegu-Spahija, foli për disa nga temat më të rëndësishme që lidhen me shëndetin e grave.

Gjatë bisedës, ajo theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta gjinekologjike, duke nënvizuar se shumë probleme mund të zbulohen rastësisht edhe tek gratë që nuk kanë asnjë simptomë.

“Shpesh në kontrolla rutinore konstatojmë probleme që pacientja nuk e ka ditur fare që i ka, si ciste apo mioma”, theksoi ajo.

– YouTube www.youtube.com

Një nga temat kryesore ishte PAP testi, i cili sipas saj është një nga metodat më të rëndësishme për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës.

“Me PAP test mund të vërejmë ndryshimet prekanceroze dhe kanceroze në fazat e hershme, kur trajtimi është shumë më i suksesshëm”, u shpreh gjinekologia.

Flora Belegu-Spahija, gjinekologe Foto: Ridvan Slivova

Ajo paralajmëroi gjithashtu për simptomat që gratë nuk duhet t’i injorojnë, si gjakderdhja pas kontaktit, sekrecionet e pazakonta dhe dhimbjet në fund të barkut, të cilat kërkojnë kontroll të menjëhershëm.

Në podcast u diskutua edhe për shtatzëninë, kontrollet e domosdoshme në tremujorin e parë dhe gabimet që bëhen shpesh gjatë kësaj periudhe, si shtimi i tepruar i peshës.

“Gjatë një shtatzënie normale rekomandohet rreth 12 kilogramë shtim peshe. Kur shtimi është shumë i madh, rritet rreziku për hipertension dhe diabet gestacional”, theksoi ajo.

Sipas saj, vitet e fundit është rritur edhe numri i lindjeve me operacion, shpesh për shkak të frikës nga lindja natyrale ose presionit nga familjarët.

Në fund të podcastit, gjinekologia dha një mesazh të qartë për gratë dhe vajzat:

“Vizitat e rregullta te gjinekologu janë mënyra më e mirë për të parandaluar ose zbuluar herët problemet shëndetësore”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.