Presidenti amerikan Donald Trump duket se përjashton çdo mundësi për një marrëveshje diplomatike me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit.
Në një postim në Truth Social ai tha: “Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kusht”.
“Pas kësaj, dhe zgjedhjes së një udhëheqësi të madh dhe të pranueshëm, ne, dhe shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm, do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë atë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë”, shtoi Trump.
“Irani do të ketë një të ardhme të shkëlqyer. Ta bëjmë Iranin përsëri të madh (MIGA). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, përfundoi presidenti amerikan.
Ndryshe, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka sugjeruar se vendet po përpiqen në mënyrë aktive të ulin tensionet në konfliktin e vazhdueshëm në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Disa vende kanë filluar përpjekjet e ndërmjetësimit”, tha Pezeshkian.
“Le të jemi të qartë: ne jemi të përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon, por nuk hezitojmë të mbrojmë dinjitetin dhe sovranitetin e kombit tonë”, shtoi ai. /Telegrafi/