KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bayern Munich e “shpartallon” Monchengladbach

Bayern Munich e “shpartallon” Monchengladbach

Bayern Munichu ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga, këtë herë në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach.

Skuadra bavarezze arkëtoi pikët e plota falë një triumfi 4-1.

Bayerni e nisi shumë mirë për të kaluar në epërsi përmes Lennart Karl, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Luis Diaz që shënoi një supergol vollej për ta zhbllokuar epërsinë pas 33 minutave lojë.

Ndërsa, ishte Laimer që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Diaz (45+1’).

Bayerni ishte edhe më i mirë në pjesën e dytë, për ta shënuar golin e tretë përmes Jamal Musiala nga penalltia (57’).

Mysafirët mbeten faktikisht me një lojtar më pak pasi Reitz bëri një ndërhyrje të rëndë brenda zonës.

Kurse, fitoren e vulosi Nicolas Jackson pas një asistimi fantastik të Karl (79’).

E tëra që bëri Monchengladbach ishet goli i nderit përmes Moyha (89’).

Bayerni pas fitores shkon në kuotën e 66 pikëve ndërsa Monchengladbach renditet në pozitën e 12-të me 25 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.