KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjedhjet, Presidenca: Osmani do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte dekretin

Zgjedhjet, Presidenca: Osmani do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte dekretin

Shefja e stafit të presidentes së Kosovës, Learta Hollaj, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani ka vepruar në përputhje me detyrimet kushtetuese kur ka nxjerrë dekretin përkatës, duke theksuar se mosnxjerrja e tij do të përbënte shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas saj, presidentja ka zbatuar një obligim kushtetues dhe jo një dëshirë personale.

“Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë”, ka deklaruar Hollaj.

Ajo ka reaguar edhe ndaj kritikave të bëra në adresë të presidentes, duke thënë se akuzat për “verbërim pushteti”, “monarki” apo “arbitraritet” janë të papranueshme.

Hollaj ka theksuar se presidentja Osmani e mirëpret dërgimin e dekretit në Gjykatën Kushtetuese dhe se do të respektojë çdo vendim që do të marrë kjo gjykatë.

“Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë”, ka shtuar ajo.

Në fund, Hollaj ka theksuar se në një republikë respektimi i Kushtetutës duhet të jetë parim themelor i institucioneve.

“Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie”, është shprehur ajo./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.