Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjeve në Gjilan, Zveçan dhe Prizren.
Sipas raportit një grua është gjetur pa shenja jetë e shtrirë në oborrin e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Ksovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 04.03.2026, në Gjilan.
Tutje thuhet se me vendim të prokurit trupi i pajetë është dërguar në IML.
“Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Po ashtu edhe në Zveçan një person është gjetur pa shenja jete.
“Më 05.03.2026 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”.
Edhe në Prizren një person është dërguar në spitalin rajonal, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Prizren /05.03.2026 – 13:20. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal Prizren, ku ekip mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/