KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Osmani nuk na garantoi kuorumin, prandaj nuk u propozua nga LVV

Kurti: Osmani nuk na garantoi kuorumin, prandaj nuk u propozua nga LVV

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidentja aktuale, Vjosa Osmani, nuk ka garantuar sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, prandaj sipas tij ajo nuk është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, Kurti tha se kjo ishte e ditur paraprakisht dhe se situata u konfirmua edhe gjatë votimit në Kuvend.

“Ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, as presidenti potencial nuk na garantojnë kuorumin. Kjo u tregua mbrëmë me ata 66 deputetë. Në këtë situatë ne kemi bashkëpunuar me partitë tjera dhe kjo është arsyeja kryesore pse kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se ishte Partia Demokratike e Kosovës ajo që, sipas tij, e nisi praktikën e propozimit të kandidatëve partiakë.

“Në këtë rast, në fund ne propozuam Glauk Konjufca dhe besoj se kryesia nuk ka gabuar”, u shpreh ai.

Kurti ka komentuar edhe deklaratën e presidentes Osmani, e cila kishte thënë se zgjedhjet u shkaktuan nga “njerëz të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme”. I pyetur për këtë deklaratë, ai tha se nuk e di pse ajo mund t’i jetë referuar atij.

“Nëse zonja presidente s’ka folur me emra, nuk e di pse iu ka shkuar mendja tek unë. Nuk e di që jemi të përmendur, por nëse kishte të drejtë, përgjigjen duhet ta kërkoni te ajo që e ka thënë. Të papërgjegjshëm kanë qenë ata që nuk ishin mbrëmë në seancë”, ka deklaruar Kurti./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.