Tre persona dyshohen se kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Ferizaj, bëhet e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 9 prillit, rreth orës 22:10, ku sipas policisë, të dyshuarit, tre meshkuj kosovarë, kanë ndërhyrë dhe penguar zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Gjatë ndërhyrjes policore, njëri nga të dyshuarit, i cili ishte në gjendje të dehur, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Si pasojë e incidentit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. /Telegrafi/