KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari i Skenderajt dorëzon edhe 7 tjera

Iu gjetën 3 armë pa leje më 2 prill, qytetari i Skenderajt dorëzon edhe 7 tjera

Një person, i cili ka qenë i dyshuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje, ka dorëzuar, të mërkurën, 7 armë te forcat e rendit, në Skenderaj.

Ai e ka bërë këtë disa ditë pasi policia kishte bërë një kontroll në shtëpinë e tij, ku ishin gjetur e konfiskuar, po ashtu, dy pistoleta pneumatike dhe një pushkë ajrore pa leje. Pas bastisjes që ishte kryer në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, më 2 prill, i njëjti ishte liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari nuk është ndaluar në mbajtje as të mërkurën, kur dorëzoi shtatë armë të reja, për të cilat policia nuk tregoi se çfarë ishin.

Si për herën e parë, ashtu edhe në të dytën, rasti po hetohet si mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim ta paautorizuar të armës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.