Artisti, David Dreshaj ka përgatitur projektin e tij më të fundit, një këngë kushtuar nënës, me titullin “T’kam ty mama”.
Projekti vjen pas dedikimit të veçantë që ai i kishte bërë motrës së tij në dasmën e saj dhe pritet të publikohet më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Producent dhe përgjegjës për muzikën, melodinë dhe beat-in është Darko Dimitrov, ndërsa teksti është punuar nga Elinel, Muma dhe vetë David Dreshaj.
David Dreshaj
Po ashtu, Darko është kujdesur edhe për regjistrimin e këngës.
Videoklipi është realizuar nga Mars Studio nën drejtimin e Endrit Rrahimit.
Kënga do të publikohet në platformat muzikore, duke shënuar një dedikim të veçantë për nënat dhe të dashurit tanë më të shtrenjtë. /Telegrafi/
David Dreshaj
David Dreshaj
David Dreshaj