KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shtëpia e Bardhë: Fushata kundër Iranit mund të zgjasë katër deri në gjashtë javë

Shtëpia e Bardhë: Fushata kundër Iranit mund të zgjasë katër deri në gjashtë javë

Fushata ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit mund të zgjasë katër deri në gjashtë javë, tha Karoline Leavitt, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump kishte sugjeruar se lufta mund të zgjasë rreth katër deri në pesë javë, por mund të zgjasë edhe “shumë më gjatë”.

Pete Hegseth, Sekretari i Luftës, tha se SHBA-ja do të “marrë gjithë kohën e nevojshme për t’u siguruar që do të kemi sukses”.

Duke folur para një takimi të Trumpit me kontraktorët kryesorë të mbrojtjes, Leavitt shtoi se SHBA-ja ka rezerva të mjaftueshme armësh për të përmbushur të gjitha nevojat operative në Iran.

Ajo gjithashtu tha se SHBA po shqyrton disa persona që mund të udhëheqin Iranin, pasi presidenti deklaroi sot se synon “dorëzimin pa kushte” të qeverisë iraniane.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Izraeli ka nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.