Chelsea ka pësuar humbje në shtëpi nga Newcastle United, në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën Premier.
Vendasit dominuan në posedim por që mysafirët arkëtuan pikët e plota me një triumf 0-1.
“Blutë” rrezikuan herët përmes Cole Palmer por që anglezi dështoi të finalizonte rastin nga afërsia.
Neëcastle pastaj krijoi një kundërsulm, ku Joe Willock asistoi për mrekulli për Anthony Gordon, i cili e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur për ta zhbllokuar rezultatin (18’).
Chelsea krijoi edhe disa aksione të bukura përmes Palmer dhe James por që prapë dështuan t’i konkretizojnë.
Ndeshja ishte tepër e baraspeshuar edhe në pjesën e dytë, ku vendasit krijuan disa aksione dhe rrezikuan nga afërsia mirëpo assesi s’e thyen mbrojtjen mysafire.
Kësisoj, Chelsea qëndron në pozitën e pestë me 48 pikë ndërsa Newcastle ngjitët në vendin e nëntë me 42 sosh./Telegrafi/