KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Agjenti i Xabi Alonsos flet rreth zërave për marrëveshje me Liverpoolin

Agjenti i Xabi Alonsos flet rreth zërave për marrëveshje me Liverpoolin

Inaki Ibanez, agjenti i ish-trajnerit të Real Madridit, Xabi Alonso, ka hedhur poshtë raportet për një marrëveshje paraprake që trajneri të zëvendësojë Arne Slot te Liverpooli këtë verë.

Spekulimet morën hov këtë javë në Spanjë, duke pretenduar se Alonso kishte siguruar tashmë një kontratë trevjeçare për të marrë drejtimin e Anfield. Ibanez veproi shpejt për të shuar thashethemet.

“Të gjitha bisedat rreth një marrëveshjeje me Liverpoolin janë vetëm spekulime mediatike”, ka thënë fillimisht Ibanez për WinWin.

“Alonso po shqyrton të gjitha ofertat që ka marrë për të vendosur destinacionin e tij të radhës për sezonin e ri”, përfundoi agjenti.

Ish-trajneri i Bayer Leverkusen u largua nga Real Madridi në janar pas një gjysmë të parë zhgënjyese të sezonit dhe është lidhur me disa pozicione të larta drejtuese që nga largimi i tij.

Hierarkia e Liverpoolit ka theksuar se pozicioni i Slot do të rishikohet në fund të sezonit si pjesë e vlerësimeve rutinë vjetore, pa marrë ende asnjë vendim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.