KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Terras përshëndet lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë:  Marrëveshje e dobishme për BE-në dhe Kosovën

Terras përshëndet lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë:  Marrëveshje e dobishme për BE-në dhe Kosovën

Riho Terras, eurodeputet dhe raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur vendimin që Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës në Ligjin për të huaj dhe atë për automjetet.

“Urime kryeministrit Kurti për marrëveshjen e arritur sot falë BE-së! Besoj se kjo është e dobishme për BE-në dhe Kosovën. Shumë e rëndësishme që më pas, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun do të punojë me Qeverinë e Kosovës dhe serbët për të integruar shërbimet shëndetësore dhe arsimore në kornizën ligjore të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen!”, shkroi Terras në platformën X.

Ndryshe, vendimi i Qeverisë së Kosovës vjen pas një takimi në Prishtinë që kryeministri Albin Kurti kishte me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, të shtunën në mëngjes.

Veendimi poashtu u përshëndet si nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga Serbia.

Ligji për të huajt dhe për automjetet filloi së zbatuari më 15 janar por vetëm si një fushatë informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të këtyre ligjeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.