Një person është arrestuar në rrugën B në Prishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar të sulmojë një person tjetër me kaçavidë.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka shfaqur rezistencë aktive ndaj zyrtarëve policorë gjatë ndërhyrjes së tyre.
Në përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll, ai ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Zyrtari i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin. /Telergafi/