KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Arrestohen dy persona në Mitrovicë të Veriut për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike

Arrestohen dy persona në Mitrovicë të Veriut për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 7 prill 2026 rreth orës 10:00, kur dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë hasur duke shpërndarë dokumente të ndryshme në shërbim të postës së Serbisë.

Gjatë kontrollit të realizuar në banesat e tyre, autoritetet kanë sekuestruar dokumente të ndryshme, të cilat, sipas policisë, shërbejnë si dëshmi se të dyshuarit ushtronin veprimtari si postierë të postës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.