KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë, arrestohet babai

Dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë, arrestohet babai

Një rast i rëndë i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture është raportuar në Gjakovë, ku si i dyshuar është babai i saj.

Sipas Policisë së Kosovës, në Stacionin Policor në Gjakovë janë paraqitur një nënë së bashku me vajzën e saj të mitur për të raportuar rastin.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, bëri të ditur se rasti është trajtuar me kujdes të shtuar për shkak të ndjeshmërisë së tij.

“Sot, më 7 prill, në stacionin policor në Gjakovë është raportuar një rast i dyshimit për sulm seksual, ku i dyshuar është një person madhor, anëtar i ngushtë i familjes. E mitura është intervistuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në prani të një zyrtareje nga Qendra për Punë Sociale”, tha Krasniqi.

Ajo shtoi se i dyshuari është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.