Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se të shtunën, më 21 shkurt 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në rrugën “Riza Matoshi”.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe do të realizohet për shkak të punimeve teknike për ndërrimin e ujëmatësve ekzistues.
Këto punime po zhvillohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me pajisje të reja, me qëllim të përmirësimit të matjes së konsumit, rritjes së efikasitetit në sistemin e furnizimit me ujë dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për konsumatorët.
Në kuadër të këtij projekti, KRU “Bifurkacioni” ka kontraktuar një operator ekonomik për zëvendësimin e ujëmatësve sipas vjetërsisë së tyre, ndërsa gjatë realizimit parashihet të zëvendësohen rreth 7,000 ujëmatës.
Nga kompania kanë kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/