KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Gjykata anulon tarifat e Trumpit, reagon Bashkimi Evropian

Gjykata anulon tarifat e Trumpit, reagon Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për stabilitet në marrëdhëniet tregtare transatlantike pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hoqi tarifat e gjera të presidentit amerikan Donald Trump.

“Jemi në kontakt të ngushtë me administratën amerikane dhe presim sqarime mbi masat që ata synojnë të marrin si përgjigje ndaj këtij vendimi”, tha në një deklaratë Olof Gill, zëvendës-zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Bizneset nga të dyja anët e Atlantikut varen nga stabiliteti dhe parashikueshmëria e marrëdhënieve tregtare. Prandaj ne vazhdojmë të mbështesim tarifat e ulëta dhe punojmë për t’i zvogëluar ato”, shtoi Gill për politico.

Në Bashkimin Evropian mbizotëron pritshmëria se administrata Trump mund të vendosë përsëri tarifa në mënyra të tjera, për shembull përmes hetimeve sipas Seksionit 232, në bazë të të cilit më parë ishin vendosur tarifa mbi çelikun dhe aluminin evropian.

“Ne kemi ndjekur këtë vendim, por presim që administrata amerikane të përdorë instrumente të tjera ligjore për të vendosur përsëri tarifa”, tha një diplomat francez.

Si rezultat, shumica e tarifave të vendosura nën këtë ligj emergjent tani mund të shpallen të paligjshme, dhe kompanitë që paguan këto tarifa mund të kërkojnë rimbursime për shumën e paguar gjatë periudhës që ato ishin në fuqi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.