Gjatë performancës së Bad Bunny në Super Bowl 2026 në stadiumin Levi’s në Santa Clara, një çift u martua ligjërisht drejtpërdrejt para publikut.
Emrat e tyre nuk u bënë publikë.
Ata shkëmbyen betimet ndërsa Lady Gaga këndonte “Baile Inolvidable”, Bad Bunny ishte dëshmitar dhe firmosi certifikatën e martesës.
Foto: YouTube
Fillimisht publiku mendoi se ishte një skenë e inskenuar, por më pas u konfirmua se ceremonia ishte reale.
Çifti e kishte ftuar më herët Bad Bunnyn në dasmën e tyre, ndërsa ai i ftoi ata të bëheshin pjesë e shfaqjes së tij në Super Bowl.
Ky moment u cilësua gjerësisht në rrjetet sociale si një nga çastet më emocionuese ndonjëherë në Super Bowl.
Edicioni i 60-të u shënua nga prania e yjeve të muzikës, me prezantime nga Chris Pratt dhe Jon Bon Jovi, performanca mbresëlënëse para ndeshjes dhe një shfaqje nga Bad Bunny, si një dedikim ndaj kulturës portorikane. /Telegrafi/
– YouTube youtube.com