Dmitrij Konstatntinoviç Zikov do të jetë ambasadori i ri i Federatës Ruse në Maqedoninë e Veriut.
Ai sot zhvilloi takim me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkovka.
“Për ambasadorin Zykov, përfaqësimi i vendit të tij në tokën e Maqedonisë është një mision i lartë. Ai shprehu gatishmërinë e palës ruse për bashkëpunim të hapur dhe për vendosjen e marrëdhënieve të barabarta dhe të dobishme reciprokisht në emër të prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit”, njoftuan nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut.
Presidentja Siljanovska vlerësoi se ambasadori i ri rus do të përfaqësojë interesat ruse në kuadër të të drejtës ndërkombëtare. Ajo sot i pranoi letrat kredenciale nga ambasadori Zykov.
“Uroj që ardhja e festës së madhe të krishterë – Pashkët, të shënojë fundin e luftërave dhe fillimin e një epoke të re paqeje dhe mirëqenieje”, tha Presidentja.