“Falja asnjëherë nuk duhet të udhëhiqet nga dënimi që është caktuar dhe nga natyra e veprës, por ta matë dhe ta vlerësojë procesin e risocializimit të institucionit. Të gjithë njerëzit, madje edhe kur bëjnë gabime të mëdha në jetë dhe do të gjenden të izoluar, kanë të drejtë për mundësi të dytë. Në të vërtetë, sot trendi në risicializim shkon dorë për dore me modernizimin dhe humanizimin e kushteve në burgje”, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në paraqitjen hyrëse në Debatin shkencoro-profesional rreth propozim-ligjit për falje në Fakultetin juridik “Justiniani i parë” në Shkup.
“Burgjet tona ende nuk e plotësojnë këtë kusht”, tha presidentja e cila ipërkujtoi thëniet se mund të gjendemi në goditje të Këshillit të Evropës madje edhe për elemente të torturëss për veprimin ndaj njerëzve në burgje.
Është mirë që u ulën për të përpiluar ligj të ri sepse, siç tha, aktuali “nuk i ngjan Ligjit poaçërisht nëse duhet ta lecxojmë përmes prizmës së asaj që e bëri Gjykata kuhstetuese duke ndryshuar shumë dipozita dhe se anëtarët e Komisionit nuk mund të kenë kompetenca “hetuese” dhe të kërkojnë informata nga gjykatat apo agjencitë, dhe se në përbërjen e tij nuk duhet të ketë gjykatës, avokatë…
Presidentja hapi disa çështje lidhur me ligjin para ekspertëve nga kjo fushë. Zgjidhjet ligjore, sipas saj, dunet të krojohen sepse duke pasur parasysh profile të ndryshme të presidentëve, ndërkaq mes çështjeve që i hapi është ulja në minimum i së drejtës së diskrecionit të vendimmarrjes, dispozita për Komisionin për sistem politik, roli i deritanishëm dhe i ardhshën i Ministrisë së Drejtësisë…
Në debat ajo e hapi çështjen për atë nëse ndoshta duhet të bëhet edhe ligj për presidentin.
Duke folur për veprat burgim i përjetshëm dhe dilemën nëse disa nga personat e dënuar me çfarëdo lloj dënimi nuk duhet fundin e jetës ta presin ndryshe, me përjashtim të rasteve me terroorizëm dhe kundër njerëlzimit, ajo, mes tjerash, tha se ne duhet t’i ndjekim mendimet e Komisionit të Venecies i cili u rekomandon shteteve të ish-Jugosllavië “ta heqin interpretimin autentik ta locojnë atje ku e ka vendin në GJykatën kushtetuese dhe ta heqin nga Parlamenti”.