KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Shpërndarja e Kuvendit nuk mund të përdoret si mjet për të tejkaluar vështirësitë politike

Kurti: Shpërndarja e Kuvendit nuk mund të përdoret si mjet për të tejkaluar vështirësitë politike

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vazhdimin e funksionimit të saj, kryeministri i vendit Albin Kurti theksoi rëndësinë e respektimit të këtij rendi kushtetues dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Kurti tha se: “Dekreti i lëshuar ishte në shpërputhje me Kushtetutën dhe ka krijuar një situatë e cila kërkon qartësi dhe jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi dhe jo shmangie”.

Ai nënvizoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar kufijtë e kompetencave institucionale dhe ka riafirmuar parimet themelore të demokracisë në vend.

Sipas tij, shpërndarja e Kuvendit nuk mund të përdoret si mjet për të tejkaluar vështirësitë politike, duke shtuar se është dëshmuar qartë se askush nuk mund të cenojë vullnetin e qytetarëve përmes interpretimeve të paqarta kushtetuese.

Kryeministri theksoi se pas këtij vendimi nuk ekziston asnjë boshllëk institucional, por përkundrazi një detyrë e qartë për të vazhduar punën.

“Kuvendi është funksional,” u shpreh ai, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të penguar këtë funksionim do të ishte e gabuar dhe e rrezikshme për balancën e pushteteve.

Kurti po ashtu vuri në dukje se demokracia nuk mund të zhvillohet përmes bllokadave institucionale, por përmes respektimit të ndërsjellë të kompetencave dhe rolit të secilit institucion, në përputhje me Kushtetutën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.