Karoline Leavitt ka folur nga Shtëpia e Bardhë lidhur me operacionin ushtarak amerikan në Iran.
Ajo thotë se operacioni Epic Fury, fushata amerikane në Iran, po ecën përpara “me sukses dhe sipas planit”, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 11,000 objektiva armike janë goditur deri më sot, thotë ajo, duke shtuar se sulmet me raketa dhe dronë të Iranit kanë rënë me rreth 90% që nga fillimi i luftës.
“Ushtria jonë vazhdon të shkatërrojë bazën industriale mbrojtëse të Iranit me gati 70% të objekteve të tyre të prodhimit të raketave, dronëve dhe anijeve detare dhe kantiereve të dëmtuara ose të shkatërruara”, thotë ajo.
Leavitt shtoi se aftësia e Iranit për të paraqitur kërcënime të ardhshme në rajon është “zvogëluar ndjeshëm”. /Telegrafi/