KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani po ‘pozicionohet’ publikisht, por ‘i etur’ për të negociuar pas dyerve të mbyllura, thotë Shtëpia e Bardhë

Irani po ‘pozicionohet’ publikisht, por ‘i etur’ për të negociuar pas dyerve të mbyllura, thotë Shtëpia e Bardhë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt thotë se ajo që ka mbetur nga regjimi në Iran është “gjithnjë e më e etur” për të negociuar me SHBA-në “ndërsa ende munden” dhe se këto bisedime po “shkojnë mirë”, me zyrtarët iranianë që bien dakord për disa pika të SHBA-së në bisedime private.

Kjo bie ndesh me atë që dëgjuam nga Teherani më herët sot, kur ministria e Jashtme tha se propozimet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftimeve janë “jorealiste, jologjike dhe të tepërta”, transmeton Telegrafi.

Karoline Leavitt e hedh poshtë këtë si “pozicionim”, megjithatë, duke thënë se “elementët e mbetur të regjimit [janë] gjithnjë e më të etur për t’i dhënë fund shkatërrimit dhe për t’u ulur në tryezën e negociatave ndërsa ende munden”.

Pavarësisht “pozicionimit publik që dëgjoni nga regjimi dhe raportimit të rremë, bisedimet po vazhdojnë dhe po shkojnë mirë”, thotë ajo.

Ndryshe operacioni ushtarak amerikan në Iran po vazhdon dhe se akoma nuk ka ndonjë datë se kur mund të përfundojë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.