Më 8 mars 2026 u mbajtën zgjedhjet komunale në Opfikon (Glattbrugg–Glattpark), ku qytetarët votuan për përfaqësuesit që do të udhëheqin komunën në katër vitet e ardhshme.
Sipas rezultateve të publikuara, në këto zgjedhje janë zgjedhur edhe katër kandidatë nga komuniteti shqiptar.
Në Këshillin Komunal (Gemeinderat) janë zgjedhur:
Hëna Sadriu – nga të Gjelbërit
Ibrahim Zahiri – nga Gemeindeverein Opfikon-Glattbrugg
Fatmir Zahiri – nga Gemeindeverein Opfikon-Glattbrugg
Ndërsa në Schulpflege (Këshillin Shkollor) është zgjedhur:
Shaban Haliti – nga PS/SP
Zgjedhjet komunale në Opfikon përcaktojnë përbërjen e institucioneve komunale për mandatin katërvjeçar të ardhshëm, njofton Albinfo.ch.
Opfikon është një komunë në kantonin e Cyrihut, e përbërë nga zonat Opfikon, Glattbrugg dhe Glattpark.
Komuna ka rreth 22 mijë banorë dhe ndodhet pranë Aeroportit të Cyrihut, duke u konsideruar një nga zonat e rëndësishme ekonomike dhe urbane në rajonin e Cyrihut.
Institucionet komunale zgjidhen përmes zgjedhjeve lokale që mbahen çdo katër vjet.