Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët për Ligën C të Ligës së Kombeve.
“Kuq e Zinjtë” ndodhën në një grup me kombëtare mesatare, prandaj mund të themi se kanë gjasa shumë reale për t’u rikthyer në Ligën B.
Në grup me Shqipërinë, janë kombëtaret si Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino.
Padyshim kundërshtari më i vështirë do të jenë finlandezët, kurse më e lehta pritet të jetë ndaj San Marinos, kombëtarja e fundit në renditjen e UEFA-s.
Kujtojmë, ndeshjet e para do të fillojnë të zhvillohen në muajin shtator, kurse vendi i parë do të kualifikohet në Ligën A, megjithatë pozita e fundit bie në ligën C./Telegrafi