Chelsea ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Hull City, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të FA Cup.
“Blutë” zhvilluan një paraqitje mahnitëse për të triumfuar me rezultat 0-4.
Chelsea e nisi fuqishëm për të rrezikuar me Alejandro Garnachon dhe Estevaon, por dështuan t’i finalizojnë.
Ishte Pedro Neto që zhbllokoi epërsinë pas asistimit të Liam Delap për të kaluar mysafirët në epërsi (40’).
Portugezi pastaj shënoi një eurogol nga distanca duk e dyfishuar epërsinë (51’).
Vetëm tetë minuta më vonë, Liam Delap përfitoi nga asistimi i Estavaos për ta dërguar rezultatin në 0-3.
Kurse, fitoren dhe njëkohësisht het-trikun e kompletoi Neto pas asistimit të Delap (71’).
Chelsea kësisoj avancon në raundin tjetër të Kupës më të rëndësishme në Angli./Telegrafi