KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mësohen çiftet gjysmëfinale të FA Cup

Mësohen çiftet gjysmëfinale të FA Cup

Chelsea do të përballet me rivalin e madh Leeds United, ndërsa Manchester City do të luajë kundër Southampton nga Championship në gjysmëfinalet e FA Cup që do të zhvillohen në “Wembley Stadium” më vonë këtë muaj.

Një seri çerekfinalesh emocionuese çoi drejt këtij “final four” interesant. Chelsea pritej të triumfonte dhe ashtu ndodhi, duke shkatërruar Port Vale në “Stamford Bridge” të shtunën, por pak kush e kishte parashikuar eliminimin surprizë të Arsenalit nga Southampton.

Kryesuesit e Liga Premier u mposhtën me meritë nga skuadra e Championship në jug të Anglisë, duke shtuar kështu zhgënjimin pas humbjes bindëse në finalen e Carabao Cup para pushimit ndërkombëtar.

Pikërisht Manchester City ishte autor i atij triumfi në “Wembley” dhe tani synon të vazhdojë suksesin në stadiumin kombëtar të Anglisë, pasi dominoi Liverpoolin në çerekfinale.

Skuadra e Pep Guardiola shënoi katër gola në më pak se 20 minuta rreth pjesës së dytë në “Etihad Stadium”, duke lënë Liverpoolin me pikëpyetje serioze për forcën mendore dhe shpirtin luftarak.

Ndërkohë, West Ham dhe Leeds dhuruan një nga çerekfinalet më dramatike. Leeds ishte në avantazh 2-0 në “London Stadium” deri në kohën shtesë, por pësoi dy gola brenda katër minutash, duke lejuar vendasit të çonin ndeshjen në vazhdime.

West Ham pati edhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, ndërsa portieri Alphonse Areola u dëmtua pak para penalltive. Zëvendësuesi i tij 20-vjeçar, Finlay Herrick, bëri debutimin dhe priti penalltinë e parë të Joel Piroe nga Leeds.

Megjithatë, drama nuk përfundoi aty, pasi Leeds u rikthye dhe fitoi serinë e penalltive me rezultatin 4-2./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.