Selena Gomez foli me shumë entuziazëm për dhuratën sentimentale të bërë me dorë që shoqja e saj e ngushtë, Taylor Swift, i kishte dhënë për ditëlindjen e saj të 30-të në vitin 2022.
Këngëtarja dhe njëherësh aktorja u shfaq në episodin më të fundit të podcast-it të bashkëshortit të saj Benny Blanco, Friends Keep Secrets, ku tregoi për atë kujtim të veçantë.
“Ajo pikturoi një liqen të bukur”, tha Gomez për dhuratën nga Swift. “Ishte natë dhe aty ishte hëna. Në yje, ajo kishte pikturuar saktësisht shenjat tona të horoskopit”.
Foto: Selena Gomez dhe Taylor Swift / GettyImages
Aktorja e serialit “Only Murders in the Building” shtoi gjithashtu se shoqja e saj kishte thurur një shënim mbi kanavacën prej pëlhure ku shkruhej: “Kjo shkon për 30 vitet e ardhshme”.
“Ajo e bëri në një pëlhurë të vërtetë. Ajo qepi çdo shkronjë. Ishte dhurata më e ëmbël”, theksoi Gomez me admirim.
Blanco, 37 vjeç, u impresionua gjithashtu nga talenti i Swift, duke thënë: “Është si një nga pikturat më të mira që kam parë ndonjëherë”.
Në një pjesë tjetër të episodit, të publikuar në YouTube të martën, themeluesja e Rare Beauty konfirmoi se kënga “Dorothea” nga albumi Evermore i Swift ishte shkruar për të.
Kur u pyet nëse lidhet me muzikën e Swift në një nivel më të thellë për shkak të historisë së tyre të përbashkët, ajo u përgjigj: “Një milion për qind”.