KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Newcastle triumfon ndaj Man Utd me 10 lojtarë

Newcastle triumfon ndaj Man Utd me 10 lojtarë

Newcastle United ka marrë fitore spektakolare ndaj Manchester United përkundër se gjithë pjesën e dytë e luajti me një futbollist më pak dhe në fund triumfoi 2-1.

Ishte një pjesë e parë shumë e luftuar, por vetëm në fundin e saj u panë golat.

Fillimisht vendasit mbetën me 10 futbollistë në fushë, pasi Jacob Ramsey u ndëshkua me karton të dytë të verdhë pas simulimit dhe u përjashtua nga loja.

Në minutën e pestë shtesë, vendasit fituan penallti dhe Gordon realizoi për 1-0.

Megjithatë mysafirët barazuan rezultatin pas tre minutash, kur Casemiro shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve që krijuan disa raste të mira shënimi.

Megjithatë golin e fitores e gjetën vendasit në minutën e fundit të ndeshjes me William Osula që realizoi një gol të jashtëzakonshëm për fitoren e vendasve 2-1.

Me këtë fitore Newcastle shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e 12-të, derisa Manchester United mbetet në pozitën e tretë me 51 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Newcastle United e luan në udhëtim te Chelsea, derisa Manchester United në Old Traford pret Aston Villen. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.