KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Wondermind nga Selena Gomez përballet me padi rreth 690 mijë euro, rriten shqetësimet për falimentim

Wondermind nga Selena Gomez përballet me padi rreth 690 mijë euro, rriten shqetësimet për falimentim

Platforma e shëndetit mendor Wondermind, e themeluar në vitin 2021 nga Selena Gomez, nëna e saj Mandy Teefey dhe Daniella Pierson, është përfshirë në një betejë ligjore që mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Sipas dokumenteve gjyqësore, kompania dyshohet se i detyrohet 813 mijë dollar (rreth 690 mijë euro) qira të papaguar ish-pronarit të zyrave në New York, Genius Sports Media Inc., në një padi për shkelje kontrate të ngritur në shkurt 2025.

Paditësi ka kërkuar gjykim të përshpejtuar, ndërsa në dokumentet e fundit shpreh shqetësimin se kompania mund të shpallë falimentim përpara se borxhi të shlyhet, shkruan DailyMail.

Sipas tyre, çdo vonesë rrit rrezikun që Wondermind të likuidojë asetet, duke vështirësuar rikuperimin e shumës së pretenduar.

Nga ana tjetër, avokati i Wondermind ka përmendur vështirësi komunikimi me klientin si arsye për zvarritjet dhe ka marrë leje nga gjykata të paraqesë kërkesë për t’u tërhequr nga çështja, edhe pse një hap i tillë ende nuk është zyrtarizuar.

Kompania ka qenë nën presion financiar edhe më herët. Raportime të mëparshme kanë folur për krizë likuiditeti, vonesa pagash dhe shkurtime të stafit.

Wondermind i ka mohuar akuzat për keqmenaxhim dhe pretendimet e tjera që kanë qarkulluar gjatë vitit të fundit.

Pavarësisht polemikave, projekti i fundit i platformës, seriali dokumentar dhe podkasti “Suspicious Minds”, u publikua në fund të vitit 2025 në bashkëpunim me regjisorin Sean King O’Grady, me Gomez dhe Teefey si producente ekzekutive. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.