Samsung ka zbuluar më në fund çmimet dhe datat e lansimit në Evropë për serinë e laptopëve Galaxy Book6, e prezantuar fillimisht në panairin CES.
Paraporositë nisin më 25 shkurt, ndërsa dërgesat e para do të fillojnë më 11 mars.
Fillimisht, pajisjet do të jenë të disponueshme në tregje si Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ndërsa vende të tjera do ta marrin në prill.
Modeli bazë 14-inç do të kushtojë 1,149 euro, ndërsa versioni 16-inç fillon nga 1,249 euro, me variantin me ekran me prekje që arrin 1,399 euro. Versionet Pro do të jenë më të shtrenjta, duke nisur nga 1,799 euro për modelin 14-inç dhe 1,899 euro për atë 16-inç. Modeli më i fuqishëm, Ultra, do të kushtojë 3,399 euro dhe do të vijë vetëm me kartë grafike të dedikuar Nvidia RTX 5060.
Një dallim i rëndësishëm mes çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesës tjetër të Evropës lidhet me hapësirën bazë të ruajtjes: 256 GB në Britani kundrejt 512 GB në tregjet e BE-së.
Fillimisht ishte paralajmëruar edhe një version me grafikë të integruar Intel, por ky opsion nuk do të ofrohet për momentin. /Telegrafi/