KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Inspektim në gjithë territorin për nivelin e sigurisë dhe shëndetit në punë, pritet të zgjas 15 ditë

Inspektim në gjithë territorin për nivelin e sigurisë dhe shëndetit në punë, pritet të zgjas 15 ditë

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka filluar sot aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, me fokus të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky aksion përfshin të gjitha rajonet e Kosovës dhe synon rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe parandalimin e aksidenteve dhe incidenteve në vendin e punës.

Siç thuhet në njoftim aksioni do të zhvillohet në dy ndërrime të punës dhe do të zgjasë për një periudhë prej 15 ditësh”

“Në kuadër të këtij aksioni, Inspektorati Qendror i Punës ka angazhuar mbi 90% të kapaciteteve të tij njerëzore, duke formuar 15 grupe inspektimi, të cilat do të zhvillojnë kontrolle intensive në terren në të gjitha rajonet e vendit. Aksioni do të zhvillohet në dy ndërrime të punës dhe do të zgjasë për një periudhë prej 15 ditësh”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.