Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, i ka dërguar një paralajmërim të fortë Iranit, duke thënë “po ju vëzhgojmë”.
Ai shtoi se ushtria e Iranit duhet të “zgjedhë me mençuri”, përpara se t’i kujtojë Teheranit se “aftësitë tona nuk janë të njëjta”, transmeotn Telegrafi.
“Mos harroni, kjo nuk është një luftë e drejtë dhe ne e dimë se çfarë asetesh ushtarake po zhvendosni dhe ku po i zhvendosni ato”, tha Hesgeth.
Sekretari i Mbrojtjes tha se SHBA-të vetëm sa po bëhen më të forta dhe ndërsa Irani po “nxjerr” raketat dhe lëshuesit e mbetur, vendi nuk ka aftësi t’i zëvendësojë ato.
Ndryshe SHBA-të kanë filluar një bllokadë të porteve iraniane, përmes të cilave anijet me lidhje të drejtpërdrejta me Teheranin synojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/